Sport
Skandal gjatë funeralit të Peles: Përplasen dy tifozeritë rivale, ndërhyri policia ushtarake
Demokracia
19:07 | 03 Janar 2023

Share:

Funerali i Peles, një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, nuk mund të kalonte pa skandal.

Në rrugët e Sao Paulos, gjatë lëvizjes së kortezhit funeral drejt varrezave, ka pasur një përleshje mes dy grupeve të tifozëve, transmeton Demokracia.com.

Tifozët e Santos, klubi për të cilin luante Pele, sulmuan mbështetësit e rivalit të përbetuar Palmeiras.

Kaos më të madh u parandalua nga pjesëtarët e policisë ushtarake, të cilët me atë rast ndaluan disa tifozë.


Sipas vlerësimeve të mediave braziliane, rreth 230,000 njerëz marrin pjesë në lamtumirën e fundit të Peles, ndaj ka edhe një numër të madh të personelit të sigurisë në rrugë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024