Lajme
Skamja në Republikën e Kurtit | Pas kredive për drunjtë e ngrohjes, qytetarëve u ofrohen kredi edhe për regjistrimin e veturave
Demokracia
22:40 | 16 Nëntor 2023

Share:

Asnjë artikull nuk po i kushton më lirë kosovarëve, që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti. Çmimet e të gjithë artikujve që Kurti premtonte se do t’i lironte edhe më shumë, kanë lëvizur në drejtim të kundërt dhe janë rritur shumëfish më shumë.

Duke parë situatën e rënduar, institucionet financiare në Kosovën kanë nisur të bëjnë oferta të reja që lidhën kryekëput më varfërinë.

Pas ofertave për drunjtë e dimrit për ngrohje, ato kanë dalë më oferta për kredi edhe për regjistrimin e veturave, shkruan Demokracia.com.

Në rrjetet sociale shohim sesi institucionet financiare kanë filluar të shfaqin ofertat e tyre për kredi që mund të tërhiqen pa ndonjë garancion, por thjesht me letërnjoftim.

“Apliko deri në 12 këste. Mundësi aplikimi 24/7. S’ka rendësi çfarë veture ki, veç a je mirë më kredi histori. Pa garantues e pa kolateral, apliko për kredi e vozit ngadalë”, ka shkruar në rrjetin social njëra nga institucionet financiare në Kosovë.

“Ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse është tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi. Shumë kemi kapacitet”, kishte deklaruar Kurti më 26 shtator të vitit 2019, por kur ai u bë kryeministër mbështeti fuqishëm rritjen e çmimit të energjisë elektrike për mbi 100%.

“Aq lirë ka qenë energjia elektrike sa qytetarët nuk e kanë ditur se sa paguajnë”, thoshte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, gjatë muajit janar 2022 kur po diskutohej për shtrenjtimin enorm të faturës së energjisë elektrike.

Kështu kishte premtuar edhe për çmimet e artikujve të shportës familjare, por tashmë s’ka asnjë dyshim se ky ishte një mashtrim tjetër nga Albin Kurti.

“Buka, mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe arsimi në përgjithësi, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua në Qeveri, këto do të përjashtohen nga TVSH-ja”, u premtonte Kurti qytetarëve të Kosovës. “Edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent”, specifikonte çmimet Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme