Lajme
S’ka targa ‘RKS’, qytetarët pajisen me ato ‘PR’ – nga MPB-ja tregojnë arsyen
Demokracia
18:00 | 31 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ka mungesë të targave në Kosovë.

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të pajisen me targa “RKS”, dhe në vend të tyre ata janë pajisur me targa të përkohshme “PR”, të cilat janë nga materiali i letrës.

E tërë kjo për shkak të mungesës së materialit, konkretisht furnizimit me targa me material të nevojshëm.

Këtë e kanë konfirmuar për Demorkacia.com nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë thënë se mungesa fillimisht ka qenë vetëm në rajonin e Gjilanit, e më pas edhe në tërë Kosovën.

Nga muaji nëntor 2020 kemi filluar të mbesim pa targa RKS, në muajin nëntor ka pasur mungesë të targave vetëm për rajonin 06, më pas edhe në rajonet tjera”, kanë bërë të ditur nga MPB-ja.

Nga kjo ministri kanë thënë për Demorkacia.com, se mungesa e targave është për shkak të kontratës për furnizim, e që sipas tyre, kjo kontratë pritet të nënshkruhet brenda javës së ardhshme.

Arsyeja është për shkak të mungesës e kontratës për furnizim me targa të automjeteve. Kontrata pritet të nënshkruhet brenda javës ardhshme”, kanë treguar për Demokracia.com nga MPB-ja.

Në anën tjetër një qytetar nga Kamenica i ka thënë Demokracia.com, se përveç targave nuk kanë as librezë të regjistrimit.

Sipas tij po ashtu në qendrën e regjistrimit të automjeteve i kanë thënë që nuk mund të dalin jashtë shtetit dhe se do të ketë mungesë të targave edhe për dy apo tre muaj.

N’qendër të regjistrimit m’kanë thanë se momentalisht s’ka targa edhe t’paktën edhe dy apo tre muaj nuk ka me pas edhe na kanë dhanë do tabela të letrës “PR” apo PROBATION, edhe m’kanë thanë që me këto targa nuk mundesh me dalë jashtë shtetit. As librezë nuk kemi as kurrgjë”, u shpreh ky qytetar për Demokracia.com.

Theksojmë se MPB-ja përveç mungesës me targa vitin e kaluar është ballafaquar edhe me mungesë të materialit për letërnjoftim dhe pasaportë. /Dmeokracia.com/

Të ngjashme