Sport
S’ka takime me zyrtarë të lartë amerikanë, Kurti viziton kompaninë “Uber”
Demokracia
22:41 | 10 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet e tij në SHBA, por jo me zyrtarë të lartë të shtetit.

Kurti atje ka njoftuar se ka takuar disa udhëheqës të kompanisë amerikane, “Uber”.

Ai me këtë rast ka thënë se Kosova ka një të ardhme të ndritur në inovacion, i cili paraqet një mundësi të madhe për Amerikën që të investojë në të.

“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të njohur, si “Uber” – na kujtojnë se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të dëshirës personale dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për SHBA-të për investim dhe partneritet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka pesë ditë që ndodhet në SHBA, por ende nuk e ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë as me Departamentin e Shtetit e as me Shtëpinë e Bardhë. /Demokracia.com/

Të ngjashme