Lajme
I “thyhet” zemra Kurtit, nuk do ta takojë direkt Vuçiqin
Demokracia
18:55 | 26 Qershor 2024

Share:

Pas takimeve dypalëshe mes emisarëve evropianë dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ishte paralajmëruar një takim i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por takimi i tillë nuk ndodhi.

 

Nuk do të ketë takim trepalësh në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, pasi përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian kanë takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve dypalëshe, është paralajmëruar një takim trepalësh, por ky takim nuk u realizua.

Paraprakisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, takuan ndaras Kurtin dhe më pas Vuçiqin.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Në një deklaratë për media, para nisjes së takimeve, Borrell ka deklaruar se takimet paraprake të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të diskutohet për hapat drejt zbatimit të marrëveshjes

Të ngjashme