Sport
S’ka pushim për lojtarët e Kosovës, disa nga ta vazhdojnë me stërvitje pas miqësores
Demokracia
20:02 | 24 Mars 2022

Share:

Disa nga futbollistët e Kombëtares së Kosovës nuk kishin kohë për t’iu bashkuar bashkëlojtarëve të tjerë në festë, pas fitores me Burkina Fason në miqësore.

Futbollistët që nuk kanë pasur minutazhës në këtë ndeshje kontrolluese kanë vazhduar me stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Demokracia.com.

Ndër ta ishte edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcës që nuk u inkuadrua fare në sfidën e sotme.

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022 dhe njëherit epokën me trajnerin e ri, Alain Giresse.

“Dardanët” triumfuan thellë 5:0 kundër Kombëtares së Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme