Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimi kanë zhvilluar një takim me punëtorët e një fasonerie. Rama u ka bërë sërish thirrje bizneseve që të rrisin pagat minimale për punonjësit, duke theksuar se duhet reaguar sa më shpejt, pasi rrezikon që vendi të ngelë pa punëtorë.
“Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë të komunikojmë, lidhur me një situatë në të cilën koha më shumë se asnjëherë tjetër nuk pret në raport me pagat. Ajo që është e para që dua të them, është që këtu u fol për 300 punonjëset, kryesisht gra, dhe disa punonjës, 300 që kanë themeluar sëbashku me sipërmarrësin këtë biznes. Vitet kalojën dhe nevojat rritet por edhe pretendimet e atyre që vijnë më pas rriten. Procesi i zëvendësimit që dalë nga dalë ka nisur, sepse kjo industri u bë 30 vjet që është themeluar. Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart.
Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se së shpejti do të bëjnë publik dhe një plan për rritjen e pagave më tej jo vetëm të asaj minimale.
“Ne nuk mund të pranojmë që paga minimale nga Prilli do të jetë 40 Mijë Lekë të jetë njësoj edhe në ndërtim, e para sepse kjo nuk është më pagë, është shfrytëzim. Kjo është edhe e pavërtetë në raport me gjithë ciklin financiar të ndërtimit, është pasqyrë e shfrytëzimit. Qeveria në këtë sistem nuk vendos dot pagat, por askush nuk e ndalon qeverinë të ju thotë kompanive të ndërtimit se ju nuk merrni më leje ndërtimi, ju nuk pranoheni më në tendera, nëse keni punëtorë që paguhen nën një pagë të caktuar, e cila nuk duhet të jetë një pagë që vendosim ne, por duhet të jetë një pagë që del nga analiza e tregut dhe del nga vetë operatorët.
Rritja e pagës minimale na detyron të rrisim dhe pagat e tjera sepse duhet ai korrektimi i domosdoshëm, por nga ana tjetër rritëm pagat e mjekëve specialistë sepse nuk do të kemi më mjekë specialistë dhe në fund të ditës, qeveria është këtu për të garantuar se mjekët specialistë të jenë në dispozicion të publikut. Ne nuk do të vazhdojmë të financojmë masivisht koston e studimit për mjekët nëse nuk angazhohen të shërbejnë këtu për një kohë të caktuar sepse ne nuk financojmë më taksat e qytetarëve në mjekësi që ata të shkojnë dhe t’i shërbejnë popullit gjerman.
Qoftë e mjekëve, qoftë edhe paga të tjera të targetuara. Po bëjmë një analizë të thellë dhe së shpejti do të bëjmë publik dhe një plan për rritjen e pagave më tej. Nëse me mjekët specialistë u vendosëm në vendin e lartë të rajonit, këtë duhet ta realizojmë kudo dhe kjo kompani këtu është një shembull, nisur nga taksat e sigurimet shoqërore që ka paguar”.