Lajme
S’ka më falje| Prej sot KRU ‘Prishtina” nis me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj
Demokracia
10:05 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ sh.a. ka bërë të ditur se me lehtësimin e masave epidemiologjike nga COVID-19, kompanisë i është hapur rruga që nga sot të fillojë me shkyçjen e borxhlinjve nga shërbimet e ujit.

Ujësjellësi këtë vendim e bazoi duke u thirrur në vendimin e Autoriteti Rregullator të Shërbimeve të Ujit (ARRU) ku është pezulluar vendimi i datës 29 mars 2022.

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë”- thuhet në njoftim.

Të ngjashme