Lajme
S’ka lirim të masave, Zemaj thotë se vaksinat anti-COVID do të vijnë në shkurt
Demokracia
12:19 | 28 Janar 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se vaksina kundër koronavirusit pritet të vijë në muajin shkurt, ndërsa ka sqaruar se nuk do të ketë lirim të masave.

Kështu deklaroi Zemaj në një paraqitje para mediave, ku mes tjerash tha se janë duke punuar intensivisht për sigurimin e kësaj vaksine.

Ministri në detyrë më tutje deklaroi se nuk do të ketë lirim të masave, pasi kjo mund të ndikojë në stabilitetin e numrit të rasteve.

Ai ka folur edhe rreth tubimeve të partive politike, ku nuk po respektohen masat anti-Covid.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj në fund./Demokracia.com

Të ngjashme