Lajme
S’ka kuorum për votimin e Komisionit Hetimor për Energjinë
Demokracia
19:12 | 28 Prill 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk e ka votuar Komisionin Hetimor për Energjinë, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në sallë ishin 61 deputetë, por nga ta votuan veç tre, e të tre abstenuan.

Për këtë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ishte rezultati më i çuditshëm ndonjëherë.

“Konstatojë se ky është rezultati më i çuditshëm që e kam marrë ndonjëherë. Nga 61 deputetë kanë votuar vetëm tre, të tre kanë abstenuar. Konstatoj se Kuvendi nuk ka pasur kuorum. Kjo seancë le të vazhdojë nesër në orën 10:00”, është shprehur Konjufca.

Të ngjashme