Sport
S’ka gola gjatë pjesës së parë në takimin mes Meksikës dhe Polonisë
Demokracia
17:47 | 22 Nëntor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Meksikës dhe Polonisë në Kupën e Botës.

Rezultati pas 45 minutave të para ishte i barabartë pa gola në “Stadium 974” në Doha, shkruan Demokracia.com.

Fraksionin e parë të lojës e kontrolluan meksikanët të cilët kishin iniciativën, duke dominuar në posedim të topit e në raste.

Meksika pati tri tentime, krahas Polonisë që kishte vetëm një tentim.

Ballafaqimi ndërmjet Meksikës dhe Polonisë i takon Grupit C në “Katar 2022”./Demokracia.com/

Të ngjashme