Një grup i tifozëve të Galatasarayt kanë brohoritur dhe kanë ndezuar fishekzjarre para hotelit ku kanë qëndruar futbollistët e Barcelonës në orët e hershme të mëngjesit.
Mediat turke kanë publikuar pamjet gjatë momentit kur një grup i tifozëve turq ndeznin fishekzjarre në afërsi të hotelit me qëllimin e vetëm t’i prishin rehatin ekipit katalunas një natë para ndeshjes në Ligën e Evropës, shkruan Demokracia.com.
Galatasaray e mirëpret Barcelonën në ndeshjen e kthimit në fazën e 1/8 së finales me fillim nga ora 18:45.
Barcelonën e pret një duel aspak i lehtë pasi luan në një stadium të stërmbushur dhe përballë ka një nga tifozeritë më të zjarrta në Evropë. /Demokracia.com/
Puedes dormir cómodamente? ? @FCBarcelona
THIS IS İSTANBUL! ??#ultrAslan #Galatasaray pic.twitter.com/iTU07QDDHI
— ultrAslan Tribune (@hellfiregala) March 17, 2022