Ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci dje u intervistua për rreth 5 orë nga Prokuroria Speciale pas raportimit të Periskopit në lidhje me skandalin për fabrikën me mbetje shtazore. Nuk e dijmë ende se çka ju tha Peci, Prokurorisë, por deklaratat e tij në lidhje me skandalet në ministrinë e tij janë për tu çuditur. Periskopi ju sjell një përmbledhje të disa deklaratave më interesante të Pecit…
“Ka Zot”– Peci për skandalin rreth fabrikës me mbetje shtazore
Dje u intervistua si i dyshuar, por tek sot Peci doli me një reagim në profilin e tij në Facebook, që për çudi nuk kishte sulmuar mediat dhe gazetarët, por shfrytëzoi mundësinë t’i falënderoi ata që i dolën në mbështetje dje duke filluar nga kryeminsitri Albin Kurti.
“Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot!”, shkroi mes tjerash Peci sot.
“Ndaq gjuni me ujë, ndaq edhe me plumba, s’ka bir nane që më ndal”
Faton Peci ishte treguar “trim” para komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Aty, Peci kishte thënë fjalë të mëdha se qysh do ta luftonte krimin dhe korrupsionin në MBPZHR, por që tash e një vit skandalet brenda ministrisë që drejton veç po rriten.
“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, kishte deklaruar ai.
“Ku është punësu ai…?”– Peci për këshillarin e tij
Deklarata më e epike e Pecit, ishte kur u pyet për aplikimin e këshilltarit të tij Arian Bugari, për të cilën minsitri u bë kinse nuk është në dijeni.
Një pjesë nga biseda e tij me gazetarin:
Kërquki: Arian Bugari a është këshilltar i juaji
Peci: Nuk e di, Ariani ka mujtë me apliku është e drejtë e tij, ku ka apliku ai?
Kërquki qesh…
Peci: Ai është një agronom dhe mbajtës i familjes
Kërquki: Ka mbajtës të familjeve edhe tjerë….
Peci: A e di sa njeri punësohet dhe unë nuk e di kush janë ata.