Kur një kryeministër nuk ka ndonjë aktivitet për të përuruar ndonjë punë të suksesshme, mundohet gjithnjë të gjejë një arsye për t’u shfaqur në media.
Në mungesë të aktiviteteve zyrtare qeveritare, Kurti e kaloi këtë fundjavë duke uruar të tjerët për sukseset e tyre, shkruan Demokracia.com.
Madje, kryeministri Kurti që ishte prezent në Heraklion të Greqisë ku u vendos që Kosova të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, është munduar që këtë sukses ta përvetësojë. Në videon e publikuar në rrjetin e tij social, Kurti nuk flet askund për këtë sukses të Komitetit Olimpik të Kosovës, por prezanton vetëm fjalimin e tij.
Video e publikuar nga Kurti:
Kryeministri Kurti dhe as Qeveria e tij nuk kanë aplikuar për organizimin e këtyre lojërave mesdhetare, por kjo është bërë nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 4 prill 2023.
Edhe një ngjarje tjetër, kryeministri Kurti e ka kaluar duke uruar të tjerët për suksesin e tyre. Bëhet fjalë për urimin e delegacionit shqiptar për suksesin në Festivalin e Filmit në Venecia.
“Një vit i shkëlqyer për kinematografinë tonë në Festivalin e Filmit në Venecia! Urime Erenik Beqirit për fitoren e çmimit ‘filmi më i mirë Orizzonti’ me filmin ‘A Short Trip’ me Luana Bajramin dhe Tristan Halilajn dhe vetë Luanës për premierën e filmit të saj të dytë ‘Bota Jonë’ në Bienale”, ka shkruar Kurti në platform X.
Albin Kurti ka tri vite që është bërë kryeministër. Por, pavarësisht kësaj kohe të gjatë, ai nuk ka arritur të realizojë asnjë projekt madhor që do të mund të mbahet mend. Prej 1 shkurtit të këtij viti, Kurti ka pagë mujore rreth 1,800 euro.
Njeriu që për më shumë se 3 vite nuk ka arritur të realizojë ndonjë projekt madhor që do të mund të mbahej mend, ka vetëm një përgjigje që mund t’ua “përplasë” në fytyrë kundërshtarëve të tij që e akuzojnë për mospunë.
“Ura e Saradranit” që qëndron e fortë mbi një lum, dikund në komunën e Istogut apo siç është tavolina e ping-pongut në komunën e Shtimes. /Demokracia.com/
Lexo më shumë: https://demokracia.com/albin-kurti-njeriu-i-fjaleve-te-medha-per-zhvillim-ekonomik-arrin-te-peruroi-nje-tavoline-ping-pongu/