ShowBiz
“S’jemi të lidhur, gjithçka është një lojë”, Einxhel rrëfen reagimin e Semit kur i foli për Dagzin
Demokracia
12:13 | 24 Mars 2022

Share:

Einxhel dhe Dagz janë dy ish banorët që lidhjen e tyre e filluan brenda “BBV” dhe vazhdojnë ta shijojnë edhe jashtë.

Të dy shihen të jenë krah njëri tjetrit gjatë gjithë kohës dhe tashmë janë shëndrruar në të preferuarit e publikut, shkruan lajmi.net.

Së fundi për herë të parë bashkë kanë dhënë një intervistë, ku kanë rrëfyer shumë gjëra.

Ata kanë treguar se gjërat mes tyre janë bërë serioze, madje dhe familjare.

Të ftuar në “Natën me Aulonën”, çifti treguan edhe një shaka që bëjnë mes tyre, sikur gjithçka është lojë.

“Ne gjithmonë e bëjmë një shaka mes vetes që një muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje brenda”, tha Dagz.

Në anën tjetër Einxhel tregoi për reagimin e Semit kur i thanë për shaka se lidhja e tyre ishte lojë

“Në fillim tha vetëm dy javë, rrimë nja dy javë tha që të mos mërziten njerëzit, pas dy javësh ndahemi. Ok, i thashë, ashtu e bëjmë. Sigurisht që kjo ishte shaka, pa diskutim. Pas nja dy ditësh që po rrinim bashkë, më thotë e mban mend që të thashë atë muhabetin e dy javëve, a e bëjmë 1 muaj se nuk jam gati të ndahem? E forta ka qenë kur i kemi thënë Semit ne nuk jemi të lidhur me vërtetë, gjithçka është një lojë, e kemi bërë për lojë. Ngeli ajo.”, rrëfeu Einxhel.

Në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, i krijuan tri çifte, Sara-Pm, Einxhel-Dagz dhe Donald-Trixa, ku këta të fundit u ndanë me të përfunduar formati televizivë.

Të ngjashme