Sport
Sjellje jo sportive pas ndeshjes së ndërprerë në Gjilan, Dellova gjobitet nga Disiplinori i FFK-së
Demokracia
14:13 | 07 Prill 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka gjobitur me 400 euro futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellovën për sjellje josportive në ndeshjen e ndërprerë kundër Gjilanit.

Sipas njoftimit, Dellova pas ndërprerjes së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera, ndërsa kishte treguar sjellje josportive ndaj gjyqtarëve, shkruan Demokracia.com.

“Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. Pas ndërprerjës së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte siellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 400 euro . Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Recedivist)”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga uebfaqja e FFK-së.

Kujtojmë se ndeshja Gjilani – Ballkani u regjistrua me rezultat zyrtar 0:3 në favor të suharekasve, pas ndërprerjes në minutën e 94-të të takimit, shkaku i sulmit të tifozëve ndaj porterit Stivi Frashëri.

Gjilani gjithashtu u dënua nga Komisioni Disiplinor me tri ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve dhe jashtë stadiumit të qytetit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024