Sport
Sjellje e tmerrshme nga tifozët e Barcelonës: Fyerje të rënda për De Jong pasi refuzon të largohet nga klubi
Demokracia
09:15 | 11 Gusht 2022

Share:

Klubi i futbollit Barcelona po kalon ende një periudhë të vështirë pasi është i detyruar të marrë një pjesë të madhe të parave nga lojtarët e tij sepse në të kundërt nuk do të mund të regjistrojnë përforcime individuale.

Për javë të tëra, problemi më i madh qëndron te marrëdhënia me Frankie De Jong, i cili refuzon me këmbëngulje një transferim në një klub tjetër, për të cilin katalanasit janë në favor, sepse paga e tij është një barrë e madhe për Barçën dhe e pengon atë të arrijë objektivat e saj financiare, transmeton Demokracia.com.

De Jong, megjithatë, nuk dorëzohet nën presion, ai është i vendosur në qëndrimin e tij se nuk dëshiron të largohet nga klubi, gjë që tani po i shkakton probleme që nuk besonte se do t’i ndodhnin.

Domethënë, për shkak se ai nuk dëshiron të largohet nga Barça dhe për shkak se nuk dëshiron të heqë dorë nga paratë që i detyrohen sipas kontratës, ai u gjend nën sulmin e tifozëve, madje një grupi të caktuar, të cilët e përshëndetën me ofendime të rënda në njërin prej seancat e fundit stërvitore.

Në videon e shfaqur shihen të rinjtë duke i hedhur sende De Jongut, duke e fyer, duke e quajtur me emra të gabuar, teksa ai po shkonte në qendrën stërvitore me veturën e tij.

E dhimbshme për holandezin që “brenda natës” u bë “persona non grata” në klubin të cilit deri dje ishte hallkë e pazëvendësueshme./Demokracia.com/

Të ngjashme