Sjellja aspak e hijshme e qeverisë spanjolle karshi Kosovës e cila këtë herë futi politikën në sport, mund të sjellë telashe edhe për vendet tjera.
Njëra nga pamjet më të shëmtuara ishte ajo e televizioni publik të Spanjës, e cila pas urdhrave nga qeveria vendosi që gjatë intonimit të himnit ta ndërpresë transmetimin, derisa gjatë lojës ajo e shkroi emrin ë Kosovës me shkronja të vogla “kos”. Kjo nuk ishte e tëra pas edhe nga komentatorët e ndeshjes ishte kërkuar që gjatë gjithë kohës të iu referohet Kosovës si Përfaqësuesja e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Profesoresha e ligjit kushtetues në Universitetin e Barcelonës, Mar Aguilera Vaques në një bisedë për Express.uk, ka thënë se në rast të pavarësisë së Skocisë nga Britania e Madhe, ajo do të trajtohet njësojë sikur Kosova.
“Në ndeshjen ndaj Kosovës, televizioni publik spanjoll shkroi emrin me të vogla pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe me Skocinë pasi nuk duan të ndodhë në Kataluni” – deklaroi ajo.
Të kujtojmë se si Katalunia që po nbën përpjeke për t’u pavarësuar nga Spanja të njëjtën gjë e mendon edhe Skocia nga Britania e Madhe./Demokracia.com