Lajme
S’janë vetëm sanksionet amerikane | Turistët frikësohen të vijnë në Kosovë, i anulojnë rezervimet
Demokracia
21:20 | 01 Qershor 2023

Share:

Kosova është bërë vend i frikshëm për t’u vizituar edhe nga turistët e huaj.

Pronari i kompanisë City Inn, Fidan Hallaqi, ka publikuar një e-mail të dërguar ditë më parë nga një grup turistësh, të cilët kishin anuluar rezervimin për ardhjen e tyre, pas raportimeve mediale për konflikt në Kosovë.

Ndër të tjera, në e-mailin e tyre të anulimit thuhet se askush nuk është i interesuar që të udhëtojë më në rajonin tonë.

Në komentin e tij, Hallaqi ka thënë se fatkeqësisht si efekte të menjëhershme nuk janë vetëm sanksionet.

“Efektet e menjehershme pas situates…nuk jane vetem sanksionet!
PS. Behet fjale per nje grup te turistave nga vende te BE-se. Kontrate vjetore e siguruar me shume mund per ti bind ta vizitojne edhe Kosoven”, ka shkruar ai.

Të ngjashme