ShowBiz
“S’jam kot”, revoltohet Antonela: Për 10 muaj kam arritur këtu, imagjino ku do jem pas 5 vitesh
Demokracia
11:47 | 19 Dhjetor 2021

Share:

Mbrëmjen e së premtes, Ilir Shaqiri bëri një deklaratë, që nxiti debate të shumta te banorët. Ai u shpreh se në shtëpinë e “Big Brother VIP”, nuk ka shumë artistë.

Më e fundit që është revoltuar ka qenë Antonela, e cila i ka kërkuar Ilir të shpjegojë deklaratën.

Balerini ka thënë se nëse nuk do kishte bërë emisioni “Përputhen”, nuk do ishte e njohur.

Ndërsa Antonela nuk ka nguruar dhe ka replikuar menjëherë, shkruan abcnews.al.

“Nëse unë pas 10 muajsh kam arritur këtu, imagjino do arrij unë pas 10 vitesh, kjo do të thotë që unë kam background dhe nuk jam njeri pa lidhje”, tha ajo.

Të ngjashme