Lajme
Sivjet s’ka gjë për të pagjeturit
Demokracia
20:40 | 14 Nëntor 2022

Share:

Refuzimi i Serbisë la të gatshme marrëveshjen për të pagjeturit në Bruksel në gusht.

Nga atëherë, drita në fund të tunelit për nënshkrimin e përmbajtjes në të cilën Beogradit ndër të tjera i pengon termi, Të Zhdukur me Dhunë, si duket veçse është zbehur.

Temat e reja në dialog që solli situata në veri të shtetit, thuajse shuajnë shpresën për arritjen e një marrëveshje shpejt, njofton Klan Kosova.

Temat që lënë nën hije atë për të Zhdukurit, pala kosovare beson se Serbia po i krijon me qëllim.

23 vjet pas lufte, në Kosovë rezultojnë të zhdukur mbi 1 mijë e 600 persona.

 

Të ngjashme