Cristiano Ronaldo është prezantuar te klubi i ri në Arabinë Saudite, Al Nassr.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë që u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab ka thënë se ai ka fituar gjithçka në Evropë dhe se ajo ishte ndër arsyet që ka zgjedhur Arabinë Saudite për destinacion të ri.
Në konferencë për media, gjatë fjalëve të para të Ronaldos si lojtar i klubit arab, të pranishëm ishin shumë gazetarë.
Një nga ta, i entuziazmuar në sallë, ka brohoritur me shprehjen e famshme të Ronaldos gjatë festimit të golave “Siu”.
🚨 A journalist hit the SIIIIUUU at the Cristiano Ronaldo press conference. 😭
🎥 @footballdaily pic.twitter.com/TWl5raaR3j
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 3, 2023
Veprimi i gazetarit u prit mirë edhe nga vetë Ronaldo i cili iu përgjigj me një buzëqeshje.
Ylli portugez i futbollit do ta nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025.
Sulmuesi 36-vjeçar pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.
Ronaldo u largua para Botërorit nga Manchester United pas deklaratave të tij shokuese duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”./Demokracia.com/