Lajme
Situatë kritike në Shqipëri: 14 të vdekur dhe mbi 1 mijë të infektuar me koronavirus
Demokracia
17:33 | 04 Shkurt 2021

Share:

Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 14 viktima dhe 1 mijë e 52 raste të reja me koronavirus.

Regjistrohet një tjetër rekord me infektimet COVID-19 në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë 1052 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3974 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1052 qytetarë.

Po ashtu, janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1052

Të shëruar në 24 orë     585

Të shtruar në spitale     408

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               3974

Testime totale            373,132

Raste pozitive             81,993

Raste të shëruara        49,543

Raste Aktive                31,032

Humbje jete                 1418

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17657

Fier                        2632

Durrës                  1718

Shkodër               1531

Vlorë     1528

Elbasan                  1393

Lezhë    1073

Korçë                    997

Berat     947

Gjirokastër 653

Kukës    487

Dibër     416 . /Tch

Të ngjashme