Lajme
Situatë kaotike në Itali, zjarret dhe përmbytjet marrin pesë jetë njerëzish
Demokracia
17:30 | 25 Korrik 2023

Share:

Numri i viktimave në Itali shkon në pesë, si pasojë e zjarreve dhe përmbytjeve në jug të vendit.

Zjarret në Siçili çuan në mbylljen e përkohshme të aeroportit të Palermos pasi temperaturat në qytet shkuan deri në 47 gradë Celsius.

Një grua 88-vjeçare u raportua se vdiq në San Martino delle Scale, disa milje larg kryeqytetit sicilian, pasi ndërprerja e shkaktuar nga zjarret pengoi shërbimet e urgjencës të arrinin në kohë.

Një pjesë e autostradës u mbyll pasi në ishull u raportuan 55 vatra zjarri.

Stuhitë në Lombardi morën katër jetë, të moshave 16, 58 dhe dy 19-vjeçarë.

 

Të ngjashme