Rusia ka raportuar 780 viktima dhe 24,702 raste në 24 orë.
Numri i rasteve në Rusi ka shënuar rritje për shkak të përhapjes së variantit Delta. Rusia po përballet me një fushatë të ngadaltë vaksinimi dhe autoritetet kanë bërë thirrje për përshpejtim të fushatës.
Moska një nga vendet më të prekura ka shënuar rënie të rasteve. Sipas një deklaratë të kryetarit të bashkisë situata po fillon të stabilizohet me vetëm 4,991 raste në 24 orë.
Rusia ka regjistruar 5,833,175 raste dhe 144,492 viktima që nga fillimi i pandemisë.