ShowBiz
Situatë e sikletshme për Bardhin në BBVA 3: Ish i dashuri i Sarës pritet të jetë banori i ri
Demokracia
14:48 | 04 Shkurt 2024

Share:

Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën.

Artisti u prezantua sot në “Fan Club”.

“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordeni, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015.

Ndryshe, reperi i njohur shqiptar, Bardhi, dhe modelja Sara Gjordeni, duket se gjithnjë e më shumë po afrohen me njëri-tjetrin.

Dyshja, ndonëse ende nuk e kanë bërë hapin e madh për të qenë çift, ndjehen mirë teksa qëndrojnë shumicën e kohës bashkë.

Të ngjashme