Gjatë 24 orëve, në Shqipëri, 21 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe janë shënuar 986 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 3.691 testime, prej të cilave janë konfirmuar 986 raste të reja, ndërkohë raportohet se 849 persona janë shëruar, përcjell Demokracia.com
”Gjatë ditës së sotme janë kryer 1.031 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer gjithësej 10.135 vaksinime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë etj.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 nga Vlora, 2 nga Fieri, 2 nga Shkodra, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Që nga shpërthimi i COVID-19 në Shqipëri janë konfirmuar 104.313 raste, prej tyre 67.158 janë shëruar, 35.419 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1.736 pacientë./Demokracia.com