Lajme
Situatë e rëndë në Ukrainë| Trupat e personave që u vranë nga sulmet ruse nuk mund as të identifikohen
Demokracia
16:34 | 10 Mars 2022

Share:

Kryetari i qytetit tashmë të shkatërruar të Mariupol në Ukrainë ka deklaruar se është thuajse e pamundshme që të identifikohen shumë prej personave që janë vrarë nga sulmet e raketave ruse.

Vadym Boichenko ka deklaruar se viktimat nuk ka mundësi as që të varrosen, përcjell Demokracia.com.

“Ne nuk kemi mundësi as që t’i varrosim ata në varret e tyre”, ka thënë ai.

Bochenko tutje ka shtuar se morgjet janë të mbushura me trupa të pajetë dhe shumë prej atyre që u vranë janë ende në shtëpi për shkak të pamundësisë që ta barten kufomat.

Zyrtarët lokalë janë këshilluar nga pushteti që t’i mbulojnë trupat e viktimave dhe t’i lënë në hapësira të jashtme, përcjell Demokracia.com.

Deri më tani, autoritetet ukrainase kanë konfirmuar që rreth 1200 civilë janë vrarë në qytetin Mariupol, që kur bombardimet filluan rreth dy javë më parë.

Megjithatë, mediat e huaja raportojnë që numri i viktimave mund të jetë tre deri në katër herë më i madh se sa që është llogaritur deri më tani./Demokracia.com/

Të ngjashme