Lajme
Situatë e rëndë në Mariupol: Pa ujë e pa energji, autoritetet nuk mund t’i marrin as trupat e vdekur
Demokracia
10:29 | 06 Mars 2022

Share:

Qyteti i rrethuar i Mariupolit nga rusët në Ukrainë ndodhet për pesë ditë pa energji elektrike, pa ujë dhe rrjetet celulare janë të gjitha të ndërprera.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i këtij qyteti, derisa shtoi se numri i viktimave është me mijëra dhe se nuk janë në gjendje t’i marrin as trupat, për shkak të sulmeve ajrore nga Rusia, përcjell Demokracia.com.

Një prej korridoreve të evakuimit është pezulluar për shkak se autoritetet ukrainase akuzuan forcat ruse për shkeljen e marrëveshjen që të ndalet sulmi dhe civilëve t’u lejohet kalimi i sigurt.

Po ashtu, janë ndaluar edhe evakuimet në qytetin lindor të Volnovakha, përcjell Demokracia.com.

Sot në ditën e 11-të të luftimeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të vazhdohet rezistenca kundër forcave ruse.

Ushtria ukrainase sot ka bërë të ditur se më shumë se 11,000 personel ushtarak rus kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt 2022.

Gjithsej 285 tanke ruse u raportuan gjithashtu se janë shkatërruar, si dhe 109 sisteme artilerie, 44 avionë dhe 48 helikopterë, sipas një raporti të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës dhe të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës./Demokracia.com/

Të ngjashme