Sport
Situatë e komplikuar në grupin e Kosovës, ja kush ka gjasa më të mëdha të kualifikohet
Demokracia
11:14 | 19 Shkurt 2021

Share:

Nesër do të zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin B, në kuadër të parakualifikimeve europiane në Kupën e Botës 2023 në basketboll, transmeton Demokracia.com.

Luksemburgu do të përballet me Islandën, ndërsa Kosova me Sllovakinë.

Islandezët janë kualifikuar tutje, sepse kanë katër fitore dhe një humbje, ndërsa Luksemburgu, Sllovakia dhe Kosova kanë nga shtatë pikë, apo dy fitore dhe tri humbje.

Për tu kualifikuar tutje Dardanët, duhet të mposhtin Sllovakinë, por edhe për të shpresuar që Luksemburgu do të mundet nga Islanda.

Orari i ndeshjeve

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024