Lajme
Situata në veri| Vuçiq pas takimit me QUINT-in, tregon dy kushtet e Serbisë
Demokracia
10:55 | 30 Maj 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Vuçiq ka thënë se “duhet urgjentisht të tërhiqen” kryetarët e komunave dhe pjesëtarët e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas tij “ky është një kusht për të ruajtur paqen”.

Kreu i shtetit serb ka shtuar tutje se “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb”, dhe sipas tij kjo largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.

Të ngjashme