Lajme
Situata në veri, Tahiri: Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë, të mos ketë më kthim prapa
Demokracia
14:52 | 01 Gusht 2022

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhur me zhvillimet në veri të Mitrovicës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasje të gabuar në raport me Serbinë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga ekzekutivi që brenda këtyre 30 ditësh afat të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mos të ketë më kthim prapa.

Deputeti Tahiri tha se në këtë mbledhje është diskutuar situata politike në vend, dhe siç tha për AAK-në është me rëndësi që vendimi për ri-kthimin e ligjshmërisë, dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës të zbatohet.

“Qeveria e vendit duhet menjëherë t’i marrë të gjitha masat për të siguruar dhe garantuar zbatimin e këtij vendimi. Nuk ka më kthim prapa. Është tepër e rëndësishme që zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë. Shteti nuk është eksperiment, shteti ka proces të vendimmarrjes, ajo duhet të jetë e analizuar mirë, që kur të merret edhe të qëndrohet. Ne kemi shtyrë për 30 ditë, por për këtë kohë duhet të punojmë seriozisht me faktorin ndërkombëtar, me SHBA-në, që mos të ndodhë e njëjta siç ka ndodhur dje të traumatizohen të gjithë mërgimtarët që janë duke ardhur dhe miqtë e Kosovës. Pra, për ne është e papranueshme kjo qasje. Nuk i themi kryeministrit Kurti që të merr shembull, mirëpo kur e kemi vendosur taksën, të gjithë kanë thënë që taksa do të mbahet vetëm dy javë dhe do të largohet, jo, ne e mbajtëm taksën dhe shkuam me taksën. Raporti me Serbinë është serioz dhe nuk guxojmë në asnjë situatë ta dobësojmë pavarësinë e Kosovës. Dobësimi i Kosovës ndodhë me këtë qasje të papërgjegjshme”, theksoi ai.

Të ngjashme