Lajme
Situata në veri| Reagon Selimi: Në komunat veriore është shënuar hap mbrapa, në aspektin ligjor
Demokracia
15:16 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme  të Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas publikimit të një videoje në të cilën  shihen persona të armatosur parën barrikadave në veri të Republikës së Kosovës.

Selimi në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se situata e krijuar në katër komunat të veriore të Kosovës ka pasur efekt duke shënuar hapa mbrapa, në aspektin e ligjor.

“Një video e re e grupeve serbe të maskuara, të armatosura me AK47 në veri të Kosovës. Paketat nga “Qendra Humanitare” Ruse në Nish, shihen në video”, ka shkruar Selimi.

Mesditën se së dielës disa protestues serbë janë mbledhur afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”.

Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

Të ngjashme