Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas takimit me ambasadorët e QUINT-it.
Kurti ka njoftuar të martën se u ka dhënë një propozim disapikësh ndërkombëtarëve për shtensionimin në veri.
Ai ka treguar pesë pikat të cilat ua ka prezantuar ndërkombëtareve.
Hapi i parë: sundimi i ligjit në katër komuna. Kjo përfshinte identifikimin dhe arrestimin e personave që kishin sulmuar
Hapi i dytë përfshinte largimin e grupeve të dhunshme nga veriu i Kosovës.
Hapi i tretë thoshte se KFOR-i dhe Policia e Kosovës do të kryente vlerësime të përbashkëta.
Hapi i katërt thoshte se do të organizoheshin zgjedhjet e reja pas krijimit të kushteve.
Hapi i pestë thoshte se do të kishim kthim në dialog. /Demokracia.com/