Lajme
Situata në veri, Hovenier i shkon në zyre Kurtit
Demokracia
15:43 | 01 Qershor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Arsyeja e takimit ndërlidhet me zhvillimet e fundit në veri.

Së fundmi, ShBA-të kanë qortuar Qeverinë e Kosovës për vendimet e “njëanshme” për ta çuar Policinë në komunat veriore, që kryetarët e rinj shqiptarë të futen nëpër objekte komunale.

Përveç ShBA-së, edhe BE-ja ka qenë goxha e ashpër karshi vendimeve të Kosovës.

E sot, Kurti tha se do ta zvogëlonte praninë e policisë në veri të Kosovës, atëherë kur të largohen “bandat kriminale” të Serbisë.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, qytetarët serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve shqiptarë, ndonëse në numër më të vogël, krahasuar me ditët paraprake.

Të ngjashme