Lajme
Situata në veri | Dy kryetarët e VV-së bojkotojnë takimin me ambasadorin amerikan, ndryshe veprojnë dy të PDK-së
Demokracia
09:49 | 29 Maj 2023

Share:

Dy kryetarët e komunave veriore, Ereden Atiq i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit, e kanë bojkotuar takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka ftuar katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës në takim, por në takimin që ka nisur pak më parë janë parë të hyjnë vetëm dy kryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, shkruan Demokracia.com.

Takimi me Hovenierin mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe pritet të ndiqet edhe nga shefi i kësaj zyre, Tomas Syzjong.

Tash për tash nuk dihet se kush tjetër prej ambasadorëve merr pjesë në takim.

Nis takimi i Hovenierit me kryetarët e komunave veriore

Të ngjashme