Lajme
Situata në veri, DASH: Palët të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën
Demokracia
09:56 | 27 Shtator 2023

Share:

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Matthew Miller në një konferencë për media ka folur rreth situatës së fundit në Kosovë.

Miller tha se për ta qetësuar situatën në veri është e nevojshme që të gjitha palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“…Mendojmë se është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të depërshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, u shpreh zëdhënësi Miller.

Kujtojmë se rreth ngjarjeve në veri, Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka dje zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Derisa ka njoftuar për telefonatat, Chollet tha se kryeministrit Kurti i shprehu ngushëllime për vdekjen e Bunjakut; Vuçiqit, në anën tjetër, ia ka theksuar nevojën për de-eskalim të situatës në veri.

Të dyve u ka thënë se është e rëndësishme që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut.

Gjatë ditës së djeshme, edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se personat sulmuan policinë në veri të vendit, nuk ishin një grup qytetarësh të mbledhur spontanisht për të shprehur shqetësimet e tyre, por një grup i organizuar dhe i stërvitur.

Të ngjashme