Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar sot në Bruksel me Komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, me të cilin ka folur për situatën në Kosovë.
Lajçak ka thënë se kanë shkëmbyer të dhëna për zhvillimet në terren dhe se kanë ndarë vlerësimet e tyre mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në fund, Lajçak ka thënë se është mirënjohës për punën e KFOR’it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
“Mirëprita Komandantin e KFOR’it, Gjeneral Ristuccia sot në Burksel. E rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Welcomed @NATO_KFOR Commander Major General Ristuccia to Brussels today. Important to exchange notes on developments on the ground and share our assessments on potential sources of future tensions. Grateful for KFOR’s vital work in building a secure environment in Kosovo. pic.twitter.com/CPQisgYkth
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 5, 2023