Sport
Situata Mbappe – PSG: Deklarohet edhe gazetari Romano, thotë se klubi nuk e ka ndërmend shitjen e lojtarit në janar
Demokracia
16:59 | 11 Tetor 2022

Share:

Situatën e tensionuar mes Paris Saint-Germainit dhe futbollistit të tyre, Kylian Mbappe e ka konfirmuar edhe gazetari italian dhe një nga më të besuarit të merkatos, Fabrizio Romano.

Ky i fundit ka raportuar se Mbappe nuk është i kënaqur me Paris Saint-Germainin dhe dëshiron largimin sa më shpejtë të jetë e mundur, transmeton Demokracia.com.

Në anën tjetër, sipas Romanos, Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend shitjen e Mbappes në merkaton e janarit.


Mediat spanjolle, por edhe ato franceze gjatë ditës së sotme raportuar se Mbappe mund të transferohet te Liverpooli, ndonëse futbollisti e dëshiron Real Madridin.

Gjithashtu, ka pasur raportime se PSG-ja është pajtuar ta shesë Mbappen në çdo klub, përveç Realit të Madridit./Demokracia.com/

Të ngjashme