Lajme
‘Situata është e pastër, duhet dorëheqje’: Nesër vazhdimi i seancës konstitutive, VV s’e zbaton ligjin që kanë shkruar vet
Demokracia
20:27 | 16 Prill 2025

Share:

Ligji që kanë shkruar vetë i obligon të dorëhiqem para certifikimit të rezultateve zgjedhore: nuk e zbatuan.

Shprehimisht, ligji që kanë shkruar vetë, e specifikon si “anëtari i Qeverisë në detyrë” nëse zgjidhet deputet dorëhiqet “para ditës së certifikimit të rezultateve”.

Për më tepër, Kushtetuta e Kosovës, s’e lejon bartjen e dy pushteteve – atë legjislativ dhe ekzekutiv – por, aq më keq për aktin më të lartë juridik të vendit.

“Po kërkojnë që shteti të mbetet pa zot të shpisë”, e reduktoi krejt këtë rend-dhe-rregull kushtetues dhe ligjor (këtë të funden, rikujtim, e kanë shkruar vetë), Albin Kurti.

Albin Kurti vetë i dhjeti anëtar i qeverisë i zgjedhur edhe deputet, synoi të konfirmohej si deputet duke bartur edhe funksionin e kryeministrit në detyrë.

Letra që u nxor për kinse-rikujtim dorëheqje,­ nuk u pranua si valide nga partitë politike, të cilët përjashtuan mundësinë që të ketë gjë të tillë si dorëheqje dhe të njëjtën kohë të shkojë në Zyrë të Kryeministrit, ose të anëtarëve të qeverisë si Faton Peci, që “jam dorëhequr, por kthehem në zyren e Ministrit”.

Situata është e pastër, duhet të japin dorëheqje…kjo këtu është fare-fare e thjeshtë, kushdo që e lexon e kupton”.

Kështu u shpreh një nga juristët që ka ekspozuar në veçanti shkeljet kushtetuese të Vetëvendosjes, Përparim Gruda, i i cili ishte përfaqësues i partisë së vet në Komisionin Verifikues të mandateve, kur po shqyrtonin raportin.

“Kjo (letër) nuk është (dorëheqje)”, tha Gruda të ketë thënë në atë mbledhje, dhe se rrjedhimisht si jurist s’mund ta votonte diçka që është edhe antikushtetuese.

Gruda vazhdon të lexojë Nenin 26 që ka shkruar Vetëvendosja dhe miratuar si Ligj për Qeverinë: “Këtu është krejt e qartë…e ka cilësorin ‘Në Detyrë’, ‘Qeveri në detyrë’, këtë s’ke nevojë as ta interpretosh. Çka t’i shtosh, është veç arbitraritet”.

“Teksti është i mjaftueshëm me shpjegu krejt situatën”.

Por, fajin Vetëvendosja e gjuajti te “opozita” dhe Lista Serbe. Tha se “sot mësuam që qenkan edhe kundër vetes” dhe vazhdoi të ushtrojë funksion të kryeministrit dhe duke marrë edhe vendime ekzekutive.

Nesër vazhdimi i seancës konstitutive…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmai, rikujtoi rregullin ligjor të Kuvendi të Kosovës, dhe se jo më larg se 48 orë që nga ndërprerja e seancës, ajo duhet thirrur sërish.

Lidhja Demokratike e Kosovës i parapriu përgjigjes së Vjosa Osmanit, duke njoftuar se ata veçse do të jenë në seancën që përcaktohet jo më larg se 48 orë.

Do të kërkojnë “dorëheqjen” sërish, ritheksoi LDK-ja.

Hykmete Bajrami, Nënkryetare e LDK-së, i replikoi deputetit Murati (që pretendon të mbajë ende postin e ministrit) se ligji – që kanë shkruar vetë – i kërkon që si specifikisht “ministër në detyrë” duhet të japë dorëheqke

“S’po kërkojmë ne, me e braktisë Qeverinë, (nëse po e cilëson dorëheqjën si braktisje), por po ta kërkon Ligji që vet e keni shkru, vetë e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022. Neni 26 i këtij Ligji po thotë si ministër në detyrë duhesh me dhanë dorëheqje”, shkroi ajo.

“Pra pranoni që jeni të paaftë me shkru ligje, jeni shkelës të Kushtetutës e të ligjeve, madje edhe të atyre që vetë i keni shkru dhe aprovu”, shtoi Bajrami.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shtoi se nesër sërish do të kërkojnë dorëheqjen “gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë”.

“LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme