Lajme
Situata e sigurisë në veri të vendit, AAK-ja organizon tryezë diskutimi
Demokracia
09:02 | 03 Tetor 2023

Share:

Gjatë ditës së sotme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të organizojë tryezë diskutimi.

Kjo tryezë organizohet pas zhvillimeve të fundit në vend sidomos pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sipas njoftimit tryeza nis nga ora 11:00

“Grupi Parlamentar i AAK-së, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën e sigurisë pas sulmeve terroriste në veri të vendit. Në këtë tryezë do të ketë diskutime të ndryshme nga njohës të fushës, si për zhvillimet e fundit në vend por edhe për sfidat që na presin.

Tryeza mbahet nesër, më datë 3 tetor 2023, në ora 11:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim

Të ngjashme