Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Besës është shtyrë për gjysmë ore për shkak të situatës së rënduar në stadium pas reshjeve të borës, shkruan Demokracia.com.
Informacioni është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës që kanë bërë të ditur që ndeshja fillon nga ora 13:30.
Ekipet e pastrimit po e bëjnë të pamundurën për ta larguar borën nga tapeti jeshil, pa e dëmtuar atë. Takimi ndërmjet Prishtinës dhe Besës është i vlefshëm për xhiron e 24-të në Superligë. /Demokracia.com