Sport
Situata e pazakontë: Anësori e përjeton shumë golin dhe shkon te pika e penalltisë
Demokracia
10:38 | 16 Mars 2022

Share:

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në kampionatin e Ganës ku u ndeshën Asante Kotoko dhe Gold Stars.

Lavdinë në këtë ndeshje e mori anësori, i cili u përfshi në maksimum në ndeshje dhe u fut në fushë gjatë aksionit të vendasve për golin e dytë.

Anësori ka ndjekur me vrapim kundërsulmin e vendasve, madje ka arritur në vijën e penalltisë dhe më pas është rikthyer në vendin pas vijës së fushës pasi është shënuar goli. Sigurisht një skenë e pazakontë që nuk shihet shpesh, por futbolli afrikan gjithmonë di të sjellë shumë më tepër se gjërat e zakonshme të futbollit. /Demokracia.com

Të ngjashme