Lajme
Situata e krijuar me pandeminë, SHSKUK krijon hapësira shtesë për pacientët
Demokracia
13:23 | 31 Gusht 2021

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II( Mjekësisë Sportive), pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trjatim të pacientëve.

Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II(  Mjekësisë Sportive) , pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë./Demokracia.com/

Të ngjashme