Sport
Sirko reagon pasi u suspendua nga Peja, vjen me një mesazh
Demokracia
14:27 | 01 Nëntor 2021

Share:

Klubi i Basketbollit Peja ka njoftuar se ka marrë vendim ta suspendojë basketbollistin, Henrik Sirkon.

Deri te suspendimi ka ardhur pasi lojtari në fjalë ka shkelur rëndë rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit, njofton KB Peja në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

“KB Peja njofton adhuruesit e saj se ka marr vendim për suspendimin e lojtarit të saj Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur pas një incidenti pas ndeshjes mbremë në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rënd rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit tonë”, thuhet në njoftim.

Pas vendimit ka reaguar edhe basketbollisti në fjalë nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Sirko ka publikuar një fotografi me fanellën e Pejës, ndërsa ka lënë një mesazh.

“Kurrë mos u kthe mbrapa”, ka shkruar Sirko.

Në mediat kosovare raportohet se Sirko e ka goditur një zyrtar të klubit pejan pas ndeshjes me Yllin (93:92) në Ligën Unike. /Demokracia.com

Të ngjashme