Ushtria e Sirisë thotë se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi raketat izraelite të gjuajtura në rrethinat e kryeqytetit Damask, nga Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.
Raketat e tjera që nuk u kapën shkaktuan disa dëme, tha ajo në një deklaratë pa dhënë detaje.
Izraeli goditi dy herë aeroportet në Damask dhe Aleppo në tetor pasi filloi luftën e tij në Gaza, ndërsa si pasojë e kësaj ato janë jashtë shërbimit.
Sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar vazhdimisht dy aeroportet në të kaluarën, duke shkaktuar ndalimin e fluturimeve dhe duke shkaktuar viktima njerëzore dhe dëme materiale, raporton Al Jazeera.