Lajme
Sirena alarmi në Ukrainë, sërish rrezik nga sulmet ruse
Demokracia
15:34 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Në çdo rajon të Ukrainës po dëgjohen sirena alarmi.

Kështu raportojnë mediat e huaja ndërsa shtojnë se sirenat po paralajmërojnë banorët se një valë e re e bombardimeve ruse mund të jetë duke ardhur.

“Një alarm i përgjithshëm për sulm ajror është vendosur në Ukrainë. Shkoni në strehimore”, thanë autoritetet ukrainase.

Vendi është përballur me një fushatë të re sulmesh që nga tetori, e përqendruar kryesisht në objektet kritike të infrastrukturës.

Ndërkohë aktualisht miliona banorë në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike./Euronews/

Të ngjashme