Lifestyle
Sir David Attenborough bën thirrje për të shpëtuar planetin
Demokracia
09:58 | 18 Janar 2021

Share:

Sir David Attenborough u ka bërë një thirrje të gjithëve për të shpëtuar planetin pasi ai ka frikë se “nuk kanë mbetur shumë vite”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

94-vjeçari ka qenë një aktivist i ndryshimit të klimës për dekada dhe ai ka folur në lidhje me kërcënimin aktual ndaj mjedisit dhe çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhemi.

Sir David ka bërë dokumentarë të natyrës që nga vitet gjashtëdhjetë me BBC dhe puna e tij ka bërë që ai të ngrihet në statusin e ‘thesarit kombëtar’ në mesin e publikut britanik.

Në shtator të vitit të kaluar, ai lansoi një film të ri “A Life On Our Planet” në Netflix, përmes të cilit ai ka kërkuar të bënte njerëzit të mendonin dhe të vetëdijësoheshin që nëse nuk bëjmë më shumë përpjekje, koha që na ka mbetur është në fundin e saj.

Ai shtoi: “Shkëmbinjtë koralorë është një nga manifestimet më dramatike, të bukura dhe komplekse të natyrës që mund të gjesh kudo”.

“Por udhëtimi im i fundit ishte si një varrezë – të gjitha koralet ishin duke vdekur dhe kjo gjë ndodh për shkak të rritjes së temperaturës dhe aciditetit.

“Kjo për shkak të rritjes së temperaturës dhe aciditetit”.

Të ngjashme