Sport
Sir Alex Ferguson bën parashikim të guximshëm për ndeshjen Atletico – Man United
Demokracia
18:36 | 23 Shkurt 2022

Share:

Atletico Madrid-Manchester United është një nga përballjet më të forta të raundit të 1/8-ve në Ligën e Kampionëve.

Dy ekipet do të zhvillojnë sonte në “Wanda Metropolitana” duelin e parë mes tyre, me Cristiano Ronaldon që do të tentojë të vazhdojë ecurinë fantastike personale kundër ekipit të Simeones.

Sir Alex Ferguson nuk mund të qëndrojë indiferent përpara këtij takimi të rëndësishëm për dy klubet, dhe ka bërë një parashikim të guximshëm për përballjen e parë.

“Fiton United 0-5”, i është përgjigjur duke buzëqeshur ish-trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” pyetjes së një tifozi, siç dallohet në videon e mëposhtme.

Skocezi ka besim te djemtë e Rangnick do të zhvillojnë një ndeshje të madhe në kryeqytetin spanjoll dhe do të fitojnë përballë Atletico Madrid./Demokracia.com/

Të ngjashme