Kuriozitete
Sipas një eksperti kjo është rruga më e shpejtë për t’u bërë milioner
Demokracia
15:01 | 19 Shkurt 2022

Share:

Pse është e vështirë të arrish sukses financiar në jetë? Çfarë gjërash specifike bëjnë çdo ditë të pasurit që ne të tjerët nuk i bëjmë? A ka një formulë specifike për të qenë i suksesshëm?

Sipas studimit tim “Zakonet e pasura”, në të cilin kalova pesë vjet duke vëzhguar dhe dokumentuar aktivitetet e përditshme të 233 individëve të pasur – të gjithë kishin të paktën 160,000 dollarë të ardhura bruto vjetore dhe 3.2 milionë dollarë aktive neto – zbulova se janë katër rrugë kryesore për t’u bërë multimilioner:

1. Rruga ‘Saver-Investitors’: Pavarësisht se cila është puna e tyre, individët në këtë grup e bëjnë kursimin dhe investimin pjesë të rutinës së tyre të përditshme. Ata vazhdimisht mendojnë për mënyra të zgjuara për të rritur pasurinë e tyre.

2. Rruga e ‘Alpinistëve të Kompanisë’: Alpinistët punojnë për një kompani të madhe dhe i kushtojnë të gjithë kohën dhe energjinë e tyre ngjitjes në shkallët e korporatës derisa të arrijnë një pozicion të lartë ekzekutiv – me një pagë shumë të lartë.

3. Rruga e ‘Virtuozëve’: Ky grup është ndër më të mirët në profesionin e tyre dhe paguhen me një çmim të lartë për njohuritë dhe ekspertizën e tyre. Arsimi formal, si diploma të avancuara (p.sh., në drejtësi ose mjekësi), janë zakonisht të nevojshme për të qenë në këtë grup.

4. Rruga e ëndërrimtarëve: Individët e këtij grupi janë të gjithë në ndjekje të një ëndrre, si për shembull duke filluar biznesin e tyre, duke u bërë një aktor, muzikant ose autor i shitur i suksesshëm i librave. Ëndërrimtarët e duan atë që bëjnë për të jetuar dhe pasioni për punën tregohet edhe në llogaritë e tyre bankare.

Rruga e ëndërrimtarëve është mënyra më e shpejtë për t’u pasuruar

Rreth 28% e individëve në studim ishin ëndërrimtarë. Ata kishin një vlerë mesatare neto prej 7.4 milionë dollarë – shumë më tepër se çdo grup tjetër në studim – dhe ata e grumbulluan atë pasuri gjatë një periudhe afërsisht 12-vjeçare.

Kjo është rruga më e shpejtë, më shpërblyese drejt pasurisë – dhe është gjithashtu ajo që garanton më shumë para. Merrni parasysh listën e Forbes 400 të këtij vit , për shembull: 7 nga 10 miliarderët më të pasur në botë, duke përfshirë Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe Michael Bloomberg, janë të gjithë ëndërrimtarë që u pasuruan duke krijuar kompaninë e tyre.

Rruga e ëndërrimtarëve, megjithatë, ndodh gjithashtu të jetë më e vështira, më e rrezikshme dhe më stresuese. “Në rastin më të keq, është një shëtitje e përditshme në ferr,” më tha një ëndërrimtar. “Është e mbushur me pengesa, zhgënjime, gabime, refuzime dhe vështirësi financiare.”

Çfarë e bën kaq të vështirë rrugën e ëndërrimtarëve?

Duhet durim i madh fizik dhe mendor për të ecur në rrugën e ëndërrimtarëve. Këtu janë disa nga arsyet kryesore pse:

– Orë të gjata pune: Ëndërrimtarët në studim punonin diku nga 65 deri në 75 orë në javë përpara se të realizonin ëndrrat e tyre. Fundjavat dhe pushimet thuajse nuk ekzistonin. Orët e gjata të punës dhe mungesa e tyre e vazhdueshme ndikuan tek të gjithë ata pranë ëndërrimtarit, sidomos te familja dhe miqtë.

– Stresi: Derisa “ëndrra” të fillojë të shpërblehet, bëhet shumë e vështirë të sigurohen të ardhura konsistente sidomos për ata që kanë një familje për të mbajtur. Në fillim të rrugës, marrja e një page të qëndrueshme është pothuajse e pamundur.

– Rreziqe të larta: Ëndërrimtarët, nga natyra, janë kumarxhinj; ata janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka që kanë – shtëpitë, makinat, kursimet. Gjithashtu, nuk ka absolutisht asnjë garanci për sukses. Në fakt, më shumë se gjysma e ëndërrimtarëve thonë se dështuan disa herë. Dhe dështimi shpesh mund të çojë në falimentim.

– Demotivimi: Për shkak se ëndërrimtarët kanë qëllime shumë ambicioze – shumë prej të cilave mund të duken pothuajse të pamundura për t’u arritur – disa njerëz (me qëllime të mira, sigurisht) përpiqen t’i bëjnë ata të ndjekin një rrugë tjetër. Edhe ëndërrimtarët e dëgjojnë shumë fjalën “jo”. Një pjesë e vogël prej tyre thonë se disa herë mendonin të hiqnin dorë fare.

A keni atë që duhet?

Nëse keni frikë të rrezikoni, kjo rrugë mund të mos jetë për ju. Por nëse zotëroni ndonjë nga tiparet ose zakonet e mëposhtme, mund të keni sukses si ëndërrimtar:

Të punosh për të tjerët nuk është opsion. Ëndërrimtarët preferojnë të punojnë për veten e tyre, jo nën drejtimin e një menaxheri ose punëdhënësi. Ata nuk durojnë dot urdhrat dhe u pëlqen t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre.

Jeni të orientuar drejt qëllimit. Ju vendosni synime ditore, mujore, vjetore dhe afatgjata. Për ëndërrimtarët, përkufizimi i një qëllimi është, “Diçka që duhet të arrij”, në vend të “Diçka që do të përpiqem ta realizoj”.

Angazhoheni në vetë-përmirësim çdo ditë. A po punoni vazhdimisht me veten për t’u bërë më të fortë, më të zgjuar, më të shpejtë dhe më të mirë se konkurrentët tuaj? Pavarësisht se sa të zënë mund të jenë, Ëndërrimtarët e studiuar shpenzonin të paktën 30 minuta në ditë duke bërë gjëra si leximi, ushtrimet, ndjekja e seminareve dhe kurseve.

Jetoni një jetë modeste. Ëndërrimtarët nuk shpenzojnë për gjëra që nuk kanë nevojë. Rrallëherë do të gjeni një ëndërrimtar duke ngrënë jashtë në një restorant luksoz ose me makinë të mirë në ditët e para të karrierës së tij ose të saj.

I përmbushni detyrat tuaja të përditshme. Ëndërrimtarët kanë një mentalitet “duhet ta bëj tani” kur bëhet fjalë për të bërë diçka. Individët e pasur në këtë grup kryenin të paktën 70% deri në 80% të detyrave në listën e tyre të përditshme të detyrave. Kjo nuk është e lehtë për një person mesatar.

Nuk ndaleni pas një dështimi. Edhe pse e dini rëndësinë e të mësuarit nga dështimet ju prireni të përqendroheni më shumë te sukseset. Ëndërrimtarët e studiuar mbanin të gjithë një lloj “ditar të fitores” – një listë e çdo gjëje mbresëlënëse që ata arritën. Dhe kur përballen me pengesa në dukje të pakapërcyeshme, ata e rishikojnë listën.

Ëndërrimtarët qëndrojnë në majë sepse janë jashtëzakonisht të sigurt se do të kenë sukses – dhe janë të gatshëm të paguajnë shumë përgjatë rrugës që t’i realizojnë gjërat. Kështu që herën tjetër që të shihni një sipërmarrës milioner, mos e kini zili për atë çfarë kanë arritur, por për këmbënguljen e vazhdueshme.

Të ngjashme